
Gazetari dhe analisti Arben Ratkoceri përmes një postimi ka komentuar zgjedhjen e dy grave në poste të nënkryetarëve të ASH-së gjë të cilën në Maqedoninë e Veriut nuk e ka bërë asnjë subjekt politik as nga blloku maqedonas e as në bllokun politik shqiptarë, shkruan Top24
“Derisa partitë tjera nuk kanë ose formalisht mund të kenë ndonjë grua në pozitat drejtuese partiake por që janë pa kur farë impakti në politikë – bërje, Aleanca për Shqiptarët dy nga tre nënkryetarët sot i paska zgjedhur gra, edhe atë intelektuale shumë të nderuara dhe respektuara. Madje, të këtij niveli kjo parti e kishte grua deri vonë edhe drejtuesen e Degës më të madhe të saj – Tetovës. Urojmë që ky inercion i Aleancës për përfaqësim të grave kualitative e jo të atyre formalo-juridike, si tek partitë tjera të vazhdoj edhe në ekzekutiv e në pozita tjera drejtuese shetërore!” shkruan Arben Ratkoceti, përcjellë Top24.
Ndryshe po të vështrosh edhe në shtetet fqinje si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri nuk ka ndonjë subjekt politik ku gjinia femërore mban poste të larta politike në asnjë nga subjeketet e rajonit.
“



