
Kur në pyetje është marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, preferon të bëhen hapa të vegjël në këtë drejtim, sesa çështja të përfundojë njëherë e përgjithmonë përmes një marrëveshjeje të madhe që do të përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Duhet të ndryshojmë situatën në terren me hapa të vegjël, të ndërtojmë besimin mes dy palëve dhe më pas të shohim se si mund t’i qasemi çdo gjëje tjetër. Ne nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për prestigjiozen amerikane Bloomberg
Vuçiq gjatë intervistë ka shprehur mirënjohje Moskës zyrtare për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën
Po ashtu, sipas “Bloomberg”, arsyeja e qëndrimit të Serbisë është se ajo e blen gazin nga Rusia me çmim më të ulët se çmimi i tregut.
Vuçiq tha se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është qëllimi përfundimtar, por se Serbia ende refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe t’i bashkohet politikës së jashtme evropiane të Bashkimit



