
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti përmes një postimi në profilin e saj në FB nuk ka fshehur gëzimin e saj për marrjen e shtetësisë nga 20 vjeçarja Diandra Krivanjeva e cila ka lindur dhe është shkolluar në Tetovë, shkruan Top24
“Jeta e kishte sfiduar që në fëmijëri, ndërsa institucionet ia kishin rënduar këto sfida. E rritur pa prindër pasi që kishin ndërruar jetë në moshë të re, Diandra përballej edhe me vështirësitë e mungesës së shtetësisë.
Ajo ka ëndrrat e saj si çdo e re, por pashtetësia ishte pengesë për realizimin e tyre. Pas shkresës tonë zyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka rishqyrtuar rastin dhe na dërgoi përgjigje pozitive duke zgjidhur përfundimisht problemin, ndërsa sot ajo pajiset me shtetësinë e shumëpritur. Kjo na bën të lumtur të gjithëve dhe na jep motiv për të vazhduar edhe më tej me të njëjtin intensitet dhe përkushtim.” shrkaun Ilire Dauti.
Diandra sikurse edhe ne i inkurajon të gjithë që kanë probleme me shtetësinë të mos dorëzohen, sepse tashmë ligji ua mundëson realizimin e të drejtës së tyre.



