A keni gjak shqiptari?!”/ Avokati në Korçë shpërthen ndaj qytetarëve: O legena, çohuni nga kafja, po rrahin fëmijët tuaj!

Një avokat në Korçë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të reagojnë në mbështetje të studentëve që po protestojnë, duke shprehur revoltën për dhunën ndaj të rinjve.

“Orë, hajdeni, çohuni nga kafja! Janë fëmijët tuaj! Çohuni, mor legena! A s’keni turp? A s’keni gjak shqiptari? Turp i dheut, fëmijët e vegjël…”, dëgjohet të thotë avokati, teksa u drejtohet qytetarëve me tone të ashpra.

Thirrja e tij vjen në kuadër të protestave të studentëve dhe të rinjve, të cilët po kërkojnë ndryshime dhe kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.