Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) Tetova vazhdon aktivitetet për gjelbërimin dhe zbukurimin e hapësirave publike të qytetit.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, NPK Tetova ka vendosur drurë dekorativë të llojit Prunus para Pallatit të Kulturës, duke i dhënë kësaj hapësire një pamje më të bukur dhe më të gjelbër.
Nën drejtimin e Samet Bislimit, NPK Tetova vazhdon të angazhohet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, më të gjelbër dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.
Këto aktivitete kontribuojnë në pasurimin e gjelbërimit urban dhe në përmirësimin e pamjes së qytetit, duke e bërë Tetovën një vend më të bukur për të jetuar.



