LajmeMaqedoniTopLajm

MASH: Në rrjedhë është procedura për pagesën e racionit të subvencionuar të studentëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), përmes një kumtesa ka deklaruar se pagesa e mjeteve në bazë të racionit të subvencionuar të studentëve është dorëzuar në Ministrinë e Financave për të bërë pagesën përfundimtare.

“Komisioni në kuadër të MASH-it ka bërë kontroll të aplikimeve të studentëve në aspektin e plotësimit të kushteve në përputhje me Ligjin për racion të subvencionuar të studentëve, përmes krahasimit me të dhënat e pranuara nga institucionet tjera kompetente – DAP, APRM, FSPIM, MPB dhe të gjitha universitetet.
Çdo student që ka plotësuar kushtet do të marrë mjete për dy muaj e gjysmë, gjegjësisht për gjysmën e shtatorit për tetor dhe nëntor”, njoftojnë nga MASH

Sipas tyre, në thirrjen për realizimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve, e cila ka zgjatur nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close