LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO: LSDM me Arsovskën, Levicën dhe BDI-në janë shkaktarët kryesorë të kaosit në Shkup

Nga VMRO-DPMNE, për kaosin e shkaktuar në qytetin e Shkupit për shkak mos funksionimit të autobusëve privat kanë akuzuar partinë në pushtet LSDM, BDI-në dhe Danella Arsovskën. Nga atje nuk e kanë kursyer me kritika as partinë e Dimitar Apasievit – Të Majtën.

“Zero punë dhe një mori projektesh të ndërprera, borxhe dhe tenderë të turbullt është mozaiku i krijuar nga ky koalicion krimi dhe fatkeqësisht e gjithë kjo shkon në dëm të Shkupit, por edhe të gjithë vendit. Në vend të realizimit të premtimeve dhe projekteve për një qytet më të mirë, qytetarët e Shkupit morën tenderë kriminalë të negociuar në takimet sekrete të koalicionit “Taçela”. Dhe opinioni ishte i bindur se ky koalicion funksionon kur Kovaçevski e mbrojti publikisht Arsovskën duke përdorur të njëjtat teza të saj. Derisa Kovaçevski sulmohet, Arsovska del me gënjeshtra për të defokusuar opinionin”, thuhet në kumtesën e VMRO-së.

Nga atje shtojnë se E Majta dhe BDI nuk bëjnë asgjë për të mirën e qytetit, përkundrazi ndihmojnë në shkatërrimin e tij. Sipas tyre, dëshmi e këtij koalicioni janë edhe drejtoritë që ndajnë me GROM-in.

Related Articles

Back to top button
Close
Close