LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Ballkani drejt luftës, Vuçiç sonte sjellë vendimin për kthimin e ushtrisë në Kosovë, i drejtohet popullit në ora 21

Qeveria e Serbisë sonte do të mbajë seancë në të cilën do të marrë pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, në të cilën do të merret vendimi për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë, pas së cilës është bërë e ditur edhe fjalimi i Vuçiqit, njoftoi gazetari i MIA-s nga Beogradi.

Siç njoftoi Vuçiq pesë ditë më parë, është harmonizuar teksti me të cilin, sipas Rezolutës 1244, Serbia do t’i dërgojë kërkesë KFOR-it për të siguruar dislokimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Sipas mediave, seanca e Qeverisë është caktuar në orën 20:00 dhe Vuçiq do t’i drejtohet publikut në RTS në orën 21:00. Ai gjatë ditës është për një vizitë pune në Hungari, ku me presidenten hungareze Katalin Novak ka vizituar barrierat e përkohshme kufitare në kufirin hungarez-serb. Vuçiq, siç raportojnë mediat, do të shpallë vendimin e qeverisë, ndërsa pritet të bëjë të ditur detajet e bisedimeve të djeshme me të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lakçak.Siç njoftoi Vuçiq pesë ditë më parë, është harmonizuar teksti me të cilin, sipas Rezolutës 1244, Serbia do t’i dërgojë kërkesë KFOR-it për të siguruar dislokimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Sipas mediave, seanca e Qeverisë është caktuar në orën 20:00 dhe Vuçiq do t’i drejtohet publikut në RTS në orën 21:00. Ai gjatë ditës është për një vizitë pune në Hungari, ku me presidenten hungareze Katalin Novak ka vizituar barrierat e përkohshme kufitare në kufirin hungarez-serb. Vuçiq, siç raportojnë mediat, do të shpallë vendimin e qeverisë, ndërsa pritet të bëjë të ditur detajet e bisedimeve të djeshme me të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lakçak.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pajtohen me dërgimin e kërkesës në KFOR dhe i dërguari i saj special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para takimit të djeshëm me Vuçiqin deklaroi se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë kategorikisht mundësinë e kthimit të forcave serbe në territorin e Kosovës.

Pas takimit me Vuçiqin, ai ka përsëritur se SHBA-ja “refuzon kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës”.

Ne nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Nuk është koha për të përdorur ushtrinë, është koha për të përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin, si dhe imagjinatën, për të imagjinuar se çfarë sjell e ardhmja e rajonit, tha Escobar.

Ehe Gjermania nuk e përkrah dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, ka thënë se kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë është i papranueshëm.

Sipas Novosti-t, në kërkesën e Beogradit për kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë në Kosovë, detajohen arsyet pse është i nevojshëm ardhja e forcave të sigurisë serbe dhe me dokumentin e komandantit të misionit ushtarak ndërkombëtar, Angelo Ristucci , gjashtë shtojca të detajuara me të dhëna për kërcënimet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close