
Pasditen e së shtunës qytetarët serbë në veri të Mitrovicës kanë dalë në rrugë dhe kanë ngritur barrikada në në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Arsye për këtë është arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiç në pikën kufitare në Jarinje.
Ai është ndaluar si i dyshuar në organizimin e sulmit në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri të vendit, ku ishin sulmuar zyrtarët e KQZ si dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me situatën e re të krijuar në veri ka reaguar presidentja Vjosa Osmani,e cila deklaroi se bandat kriminale të udhëhequra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Përpos barrikadave me kamionë dhe automjete të ambulancës, janë ndezur edhe sirenat që ftojnë serbët lokalë që të dalin në rrugë.



