
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është deklaruar për propozim Buxheti për vitin 2023. Ai potencon se ky propozim buxhet është reflektim i kërkesave të qytetarëve për jetë më cilësore dhe investime kapitale, i nevojës së përkrahjes të kategorive të goditura të qytetarëve nga kriza globale ekonomike dhe energjetike, si dhe i qëllimit strategjik të integrimit në Bashkimit Europian.
“Propozim Buxheti për vitin 2023 është një projeksion objektiv i bazuar mbi tre parime: siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike, është reflektim i kërkesave të qytetarëve për jetë më cilësore dhe investime kapitale, i nevojës së përkrahjes të kategorive të goditura të qytetarëve nga kriza globale ekonomike dhe energjetike, si dhe i qëllimit strategjik të integrimit në Bashkimit Europian. Më poshtë janë disa nga detajet më të rëndësishme që përmes numrave shfaqin prioritetet strategjike të Qeverisë në vitin e ardhshëm”, potencon Grubi.



