
Me anë të një postimi në fb, Vullnet Murseli uroi menaxhmentin e ri të klubit futbollistik Shkëndija.
Shkrimi i plotë:
“KF Shkëndija me udhëheqësi të re. Dua t’i dëshiroj mikut tim Harun Isa punë të mbarë e shumë suksese në postin e drejtorit sportiv të klubit kuqezi. Poashtu dua t’i përgëzoj dhe t’i uroj gjithë të përzgjedhurit tjerë të kuqezinjëve tetovarë në përgjegjësitë e marra. Puna e mbarë dhe suksesi i tyre, si dhe përkushtimi i lojëtarëve të klubit duhet të na bëjë krenarë të gjithë tetovarëve.
Uroj që Ballistët dhe gjithë adhuruesit e Shkëndijës së shpejti të mund t’i ndjekin ndeshjet e rëndësishme të klubit tonë të zemrës në tribina të stadiumit të ri që të gjithë po e presim me padurim.”
Përcjell TOP24.



