LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi dhe Ahmeti ndoqën manifestimin kulturorë për përvjetorin e Nënës Tereza

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kanë ndjekur nga afër manifestimin kulturorë për nderë të shqiptares së madhe, Gonxhe Bojaxhiut që i mësoi botës nocionin e dhembshurisë dhe dashurisë së pastër ndërnjerëzore, shkruan Top24.
“Ishte kënaqësi që bashkë me producentin Sokol Guga, drejtorin Shkodran Tolaj dhe trupën artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, Klan TV dhe skenografin Bashkim Zahaj të bashkëvepronim dhe të sillnim për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup spektaklin madhështor të kulturës dhe kauzës së bamirësisë kombëtare “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”. shkruan Artan Grubi.
Grubi më tej shton se kjo  ngjarje që do të mbahet mend gjatë për nga mjeshtëria dhe origjinaliteti i prezantimit artistik të thesarit tonë kulturor, por mbi të gjitha për mirënjohjen e shprehur ndaj personaliteteve të shumta që vazhdojnë të ruajnë shpirtin human të kombit në frymën e shqiptares së madhe, Gonxhe Bojaxhiut që i mësoi botës nocionin e dhembshurisë dhe dashurisë së pastër ndërnjerëzore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close