Bartësi i Listës së kandidatëve për këshilltarë në Tetovë nga radhët e Alternativës, Faton Selami në “Click 21” tha se kjo parti do të jetë befasi e këndshme nga zgjedhjet në Tetovë dhe se pikërisht ata do të vendosin për formimin e shumicës në Këshill komunal.
“Ne mendojmë se befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve do të jetë lista e Alternativës dhe mendojmë se do të jemi çelësi i shumicës së ardhshme të Këshillit komunal. Apelojmë që qytetarët e Tetovës të votojnë listën e Alternativës sepse Tetova meriton më mirë, më shumë dhe meriton respekt”, tha Selami.