
Në kuadër të kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal më 20 gusht gjatë ditës kanë vizituar shoqatën e pensionistëve në Tetovë, shkruan Top24
Bartësi i listës për këshilltarë komunalë, Faton Selami, së bashku edhe me kandidatët tjerë vizituan Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës me të cilët prezantuan programin tonë “Tetova ka alternativë”.
Në bashkëbisedim me ta kuptuam se nevojat e tyre janë të shumta, siç janë mungesa e parqeve, hapësirave ku ata mund të kalojnë kohë.
Në këshillin e ri komunal do mundohemi maksimalisht për këtë kategori të shoqërisë sonë për të ofruar kushte e për të zgjidhur problemet e tyre, por këtë do e bëjmë së bashku edhe me Fondin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, institucion ky që udhëhiqet nga kuadër i Partisë tonë, tha Faton Selami bartës liste i AAA-së, përcjellë Top24



