LajmeMaqedoniTopLajm

Rrugëtimi politik i Artan Grubit

Artan Grubi lindi në Shkup më 7 Qershor të 1977, vjen nga një familje e ngritur dhe e arsimuar si dhe ai personalisht është kyçur shumë herët në aktivitete të cilat më vonë do të sillnin ndryshime të mëdha.

Grubi aktivitetin e tij profesional e ngriti nga vitet 99-ta kur edhe ndërtoi një karierë të pasur në sektorin joqeveritar dhe organizata ndërkombtare në vend, Mal të zi, Shqipëri, Holandë dhe Kosovë si dhe si i angazhuar në ambasadën e Holandës në Shkup, NATO, gjykatën e Hagës dhe pjesë e agjensioneve Amerikane për operacione të ndryshme, shkruan TOP24.

Por çfarë ishte Grubi në këto organizata: Nga viti 2005-2008 asistent politik për çështje të NATO-s, 2008 deri në 2011 i angazhuar në ambasadën e Holandës, nga viti 2014- 2016 deputet i kuvendit të Maqedonisë, ndërsa nga 2020 për herë të parë shqiptarët përfituan zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, post të cilin e ushtron aktualisht.

Grubi së bashku me Ahmetin përveç angazhimeve të shumëta me faktorin ndërkombëtar dhe ata të rajonit, nuk kanë reshtur në angazhimin për ta drejtuar Maqedoninë drejt NATOS dhe BE-së, gjë e cila po ndodh tani gjithnjë e më afër.

Grubi së fundmi është protagonisti që ktheu në punë qindra shqiptarë, dhe këtë duke e bërë me vendosmërinë më të madhe madje duke vënë në një moment në pikëpytje edhe koalicionin qeveritarë, e gjithë kjo për arsyen e vetme që shqiptarët të sistemoheshin dhe institucionet të plotësoheshin me këta kuadro.

Pse shkruajmë sot për Grubin?

Në foton e siguruar nga portali TOP24 shihen Artan Grubi dhe Ali Ahmeti në një ndej private larg opinionit ku po bindin ish euroambasadorin Fuere se shqiptarët janë të vendosur për  rrugëtimin e këtij shteti drejt NATO-s dhe BE-së. Ashtu si me Fuere-n, Grubi kishte takuar edhe kryeministrin e sotëm Albin Kurtin duke i kërkuar që ai dhe LVV-ja si shoqatë e asaj kohe të matin veprimet me të cilat në një moment mund të dëmtonin Kosovën në rrugëtimin e saj drejtë pavarsisë dhe shtetformimit.

Por a përfundoi këtu?

Grubi së bashku me Kurtin e Kosovës dhe Veliajn e Shqipërisë sikur janë treshja e së ardhmes së shqiptarëve, që sot tre figura të një gjenerate të një kohe po ecin drejtë rrugës së BE-së në interes të vendeve të tyre dhe çështjeve të shqiptarëve.

Grubi si kurrë më parë është shumë pranë që të jetë edhe kryeminstri i parë shqiptar dhe e gjithë kjo falë qasjes së tij prej burështetasi, madje duke dëshmuar së fundmi se qeveria ku ai dhe Ali Ahmeti bëjnë pjesë kanë guximin të mbështesin bizneset shqiptare siç është investimi i sotëm i Lazim Destanit në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.TOP24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close