LajmeRajon

Ilir Meta: Në Shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Deklaratën e Taulant Ballës së ditës së djeshme se në sesionin e ri parlamentar duhet miratuar edhe ligji  për rishikimin e certifikatave dhe pastërtisë së figurës së gjithë politikanëve që kanë hyrë në përgjues në politikë, Ilir Meta e kundërshtoi duke thënë se në Shtator nis puna për një qeveri teknike.

Ilir Meta: Tao-Tao është një njeri i vërtetë që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij në grupet kriminale kanë sjellë edhe shumë drama e shumë probleme aq sa edhe partia e tij e spostoi edhe nga Elbasani ku ai ka përgjegjësi të rëndë për atë që ndodhi përpara zgjedhjeve dhe jo vetëm për atë. Lidhur me këtë iniciativë që ka thënë Tao-Tao kam një kundërshtim shumë serioz se në Shtator kemi punë të tjera.

Ne do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave sepse nuk ka shanse që të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri. Vërejtja ime është kjo: parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur edhe zonja Lindita e parlamentit. Që tani. Dhe unë pavarësisht se e dini se ç’mendoj për këtë parlament, unë prapë jam shtetar dhe duam, s’duam, është si është ky parlament, një qamet i vërtetë është edhe ky, më keq se ai me një parti, por prapë është një hap përpara sepse ka një opozitë reale, të mblidhet që sot, por Tao-Tao duhet të ketë parasysh dhe t’i thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie të dorës së dytë, tretë siç do katandiset banda ku është Tao-tao shumë shpejt, dha dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ, Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë dhe doli kryeministri e bëri autokritikë të thellë para opinionit publik./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close