
Gjithnjë e më shumë njerëz nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së shkojnë për të punuar në Gjermani. Viza pune në vend kanë marrë 13.5 mijë punëtorë me pasaporta të Maqedonisë.
Përqindja më e madhe e punëtorëve nga vendet e treta ishin nga India – 11%. Numër i madh punëtorësh kanë pasaportë të një prej vendeve të Ballkanit. Bosnja dhe Hercegovina prinë me 26.3 mijë punëtorë (11%), pasuar nga Kosova me 19.6 mijë (7%), Serbia me 17.4 mijë (5.9%) dhe Shqipëria me 13.8 mijë (4 .6%). Më pak punëtorë nga Ballkani kanë pasaportë maqedonase, gjegjësisht 13.5 mijë (4,5%).
Në listën me numër më të madh puntorësh në gjermani ndodhet Kina (16.7 mijë) dhe ShBA (16.5 mijë), si dhe Turqia (10.7 mijë) dhe Rusia (9.4 mijë).
Pothuajse një e katërta e fuqisë punëtore nga vendet e treta erdhi në Gjermani me të ashtuquajturat kartë blu, e cila u lëshohet personave me arsim të lartë që kanë dëshmi për ofertë të ndonjë vendi konkret pune. Pothuajse gjysma e personave me karton të kaltër në fund të vitit 2021 punonin në profesione ku ka mungesë të madhe ekspertësh, si mjekë apo profesione nga dega e IT-së.
Sa i përket vendeve anëtare të BE-së, në Gjermani punojnë kryesisht nga Polonia (380 mijë), Rumania (271 mijë), Italia (208 mijë), Kroacia (131 mijë), Bullgaria (109 mijë) dhe Greqia (108 mijë)./DW/Portal/



