
Deputeja dhe Koordinatroja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti ka reaguar përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka reaguar rreth situatës së krijuar me fshatin Pallçisht të Poshtëm ku banorët protestojnë per dy ditë me rradhë për shkak të mungesës së ujit të pishëm.
Deputetja Dauti thekson se Projekti dhe mjetet për ujësjellësin në Pallçisht janë gati, tenderi është hapur tashmë dy muaj.
Postimi i plotë:
“Pasi pamë videon me sjelljen e ulët të Kryetarit aktual të Komunës së Bogovinës ndaj banorëve të fshatit Pallçisht, si bijë e këtij fshati, mbi të gjitha dhe si përfaqësuese e tyre në Kuvend, dua t’i sqaroj opinionit të vërtetën për projektin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht.
Ky projekt është miratuar dhe mjetet janë siguruar që në kohën kur Albon Xhemaili ishte Kryetar komune. Më pas, Ministria për Transport dhe Lidhje e zvarriste fillimin e evaluimit të dokumentacionit.
Kur parashtrova pyetje për herë të dytë në seancën për pyetje të deputetëve, 20 ditë më pas ishte hapur tenderi dhe ministri u përgjigj se tenderi është hapur që nga 09.06.2022. Pra, po bëhen dy muaj që tenderi është hapur dhe punimet ende nuk kanë filluar.
I bëjmë thirrje Kryetarit aktual të Komunës së Bogovinës që mos t’i mashtrojë dhe akuzojë padrejtësisht qytetarët. Tani që gjithçka është gati, ai duhet të jep përgjigje përse ende nuk fillojnë punimet për t’u sjellë ujin për pije banorëve të fshatit Pallçisht”, shkruan Dauti.



