LajmeMaqedoniTopLajm

Myftinjtë, vegël e Shaqir Fetahut, heshtin dhe spërfillen

Kreu i BFI-së e shef veten mbi Kushtetutë, muftitë heshtin!

Ditëve të fundit është shkruar, komentuar dhe reaguar me të madhe lidhur me Haxhin e sivjetëm. Dikush ka reaguar mbi aranzhmanin e lartë, dikush për mostransparencën, dikush për keqpërdorime me shitjen e vizave në dobi të anëtarëve të Komisionit të Shaqir Fetait mbi Haxhin etj.

Gjatë ditës së djeshme Top24, duke u thirrur në Kushtetutën e BFI-së si akti më i lartë si dhe prononcimeve nga funksionerë të BFI-së, vuri në dukje diçka të pa parë deri më tani, organizimin privat, por në emër të BFI-së!

Nuk ka dyshim se punët rreth një organizimi të këtillë mund të zhvillohen vetëm në rastet kur nuk respektohen aktet normative, kur nuk funksionojnë organet e një institucioni dhe kuptohet, kur rriten orekset. Nga shkrimi i djeshëm ku edhe sollëm disa nene nga Kushtetuta e BFI-së, bëhet e qartë se organizator i vetëm i Haxhit është Rijaseti i BFI-së, jo Reisul Ulema si dhe jo ndonjë Komision i formuar nga ana e Reisul Ulemasë të cilët vetveten e vendosin mbi Kushtetutën e BFI-së!

Nëse hedhim një sy kushtetutës së BFI-së respektivisht Neni 35 i Kushtetutës së BFI thotë: “Rijaseti i BFI-së është organ i cili vendos për çështje islamike. Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.”  Të gjithë e dimë se Haxhi është një nga farzet e islamit, pra çështje islamike, së paku kështu e dimë ne, me shpresë që BFI të mos e trajton Haxhin vetëm si çështje biznesi apo mission privat të Reis Ulemasë, shkruan Top24.

Ndryshe Neni 35 mes tjerash flet për përbërjen e Rijasetit, nga ku mësohet se anëtarë të këtij organi janë edhe muftinjtë e muftinive të BFI-së, e që nënkupton se Rijaseti si organ i cili vendos për çështje islamike, nuk mund të vendos pa muftinjtë, por është e qartë se kryemuftiu Shaqir Fetai ka zgjedhur një rrugë “më të lehtë” të drejtimit të BFI-së duke shkelur kështu me dy këmbë mbi kushtetutën, pra vendimarje jo ashtu sikurse ia kërkon normativa. Pa dyshim se kjo flet për probleme të shumta me të cilat ballafaqohet BFI  aktualisht me këtë përbërje.

Ajo e cila është befasuese në këtë rast është fakti se si heshtin anëtarët e Rijasetit, me theks të veçant heshtja e muftive, muftinitë e të cilëve, secila në teritorret e veta, bëjnë regjistrimin e kandidatëve për në haxh, rjedhimisht, myftinitë janë të parat që ballafaqohen me kritikat e besimtarëve. Megjithkëtë, krahas shumë kritikave që janë bërë së fundmi në të gjitha muftinitë e vendit, deri më tani asnjë anëtarë Rijaseti, asnjë mufti nuk e bëri asnjë reagim më të vogël. Nuk reagojnë kur nuk mbahen mbledhje të Rijasetit dhe as kur u imponohen vendime pa u mbledhur Rijaseti, që në fakt kreu i BFI-së nuk i përfillë e as i llogarit që egzistojnë.

Në pyetjen e Top24: Ku qëndron problemi?

Mësohet se BFI ballafaqohet me shumë probleme. Dikush përgjigjet se në pamundësi që Shaqir Fetai tua imponon vendimet e tij Rijasetit, ai vazhdimisht i ik mbledhjeve, kurse Neni 37 obligon së paku një mbledhje në muaj. Resi Shaqir Fetai ka mbi dy vite në krye të BFI-së, por nuk ka mbledhur Rijasetin më shumë se 7-8 herë! Të tjerë thonë se shumica e muftive janë shndërruar në vegla të Shaqir Fetait, ata nuk mbrojnë interesat e muslimanëve por të Reisit të tyre, kurse disa të tjerë kurrë nuk i ka përfillur e as që ika kontaktuar.

Do të donim të demantohemi nga Rijaseti, Reisi ose muftinjtë! Është më pak e dhimbshme që e tërë kjo që u tha të mos jet e vërtetë, sepse bëhet fjalë për një institucion fetar islam, por fatkeqësisht, ky është realiteti i hidhur. BFI po dëshmon se nuk qëndron mbi parime të shëndosha, atë po e ndjekin skandale dhe po bashkëjeton me krimin…

Gjithsecili që do të donte një institucion të denjë fetar, secili le t’i drejtohet muftiut të vet me pyetjet: Përse nuk mbajnë mbledhje të Rijasetit? Përse heshtën për organizimin privat të haxhit? Përse lejuan çmimin aq të lartë të haxhit? Kush ua morri të drejtën e vendimsjelljes dhe çfar duhet ndërmarrur? Pse Resisi vendos në emër të tyre?

Këtyre pyetjeve dhe shumë pyetjeve të tjera përgjegjësi në  një ditë të afërt do të kërkoj çdo besimtarë në xhaminë e tij e më pas çdo imam te muftiu i tij.

Për të mos e zgjatur më shumë shpërfilljen e muftive nga ana e Reis Ulemasë, e fundit krejt që të bie ndër mend apo joshen me toka dhe pasuri për të heshtur muftitë dhe kështu më pas shantazhohen nga kryesia.

BFI dhe ata që mbështesin të keqen edhe sipas haditheve të pejgamerit edhe sipas ligjeve moderne janë të barabartë në krimin e bërë. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close