LajmeRajon

Gllauk Konjufca pajtohet me Abelard Tairin, qeveria joserioze

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrat e saj për mungesën në Parlament gjatë seancës, shkruan Gazeta Metro.

Glauk Konjufca këtë mungesë të ministrave e ka quajtur “jo-serioze”.

Madje ka thënë se nuk mund të punohet kështu kur ministrat nuk vijnë për të prezentuar projektligjet.

“Për besë jo-serioze. Pajtohem me Abelardin kësaj radhe. Duhet të jenë ministrat për besë mi prezentu projektligjet se nuk mujmë me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, ka thënë Konjufca.

Ai qeverinë e ka kritikuar edhe kur ka vendosur që seanca të shkojë në pauzë 20-minutëshe.

“Shkojmë në një pauzë 20 minuta derisa qeveria të bëhet pak më serioze”, ka thënë Konjufca. /gazetametro.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close