LajmeRajon

Flet kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj pas takimit me Kurtin e Osmanin

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe u.d e presidentit Vjosa Osmanin deklaroi se para se te flitej për personin që do e merr postin e Presidentit e sheh më të arsyeshme të flitet për parimet që duhet t’i plotësojë ai person. Ai vlerësoi këtë takim lartë  duke cilësuar se për herë të parë pas 10 vitesh opozita po takohet me Qeverinë për formimin e institucioneve konkretisht Presidentin Ai tha se në këtë takim ka parashtruar 10 pika duke kërkuar nga Kurti dhe Osmani qartësim mbi qasjen e tyre mbi politikat e jashtme. Mes tjerash përmendi pozicionin e tyre për demarkacionin me Malin e Zi,mini-shengenin. “Së pari, sa herë ka pas zgjedhje të qeverisë apo presidentit, ju e dini që institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë tyre, në seancë duke hedh gazë dhe së fundmi kur e kemi zgjedh presidentin, është godit vet godina. Ne e kemi pyet Kurtin a distancohet nga kjo dhunë politike. Së dyti meqë dialogu Kosovë-Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve, Kurti dhe VV-ja kanë thënë se pa kërkuar falje dhe pa i gjetur të gjithë të pagjeturit nuk do të ulen në tavolinë me Serbinë. Së treti kanë pas qëndrim se do ta anulojnë Asocacionin e komunave serbe. Së katërti e kam ngrit si çështje demarkimin e kufijve me Malin e Zi, a do ta kthejë kufirin në Zhleb dhe Çakorr, një temë që është përdor për politikat e brendshme dhe ka qenë e jashtme. A e respektojnë marrëveshjen e Uashingtonit në tërësi dhe në këtë drejtim cili është qëndrimi i tyre për mini-shengenin, që e kemi kundërshtuar ne dhe vet Kurti. Gjatë qeverisë Hoti është suspenduar politika e jashtme përmes moratoriumi duke hequr dorë nga anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, cili është qëndrimi i tyre. A do të vendosë qeveria e ardhshme reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kemi ngrit një listë të temave, sesi e shohim raportin tonë si opozitë në raport me institucionet që do të krijohen”, deklaroi Hoxhaj. Ajo që është diksutuar në këtë takim sipas Hoxhajt tani do diskutohet në organet  e PDK-së dhe pastaj do dalin me një qëndrim./21Media

https://www.facebook.com/watch/?v=477273537058420

Related Articles

Back to top button
Close
Close