LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti uron Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar liderin e posaugjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Keru i Integristëve në statusin e tij në FB ka shkruar.
Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të të uroj për zgjedhjen e sotme në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e rradhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për proekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë.
Gjithashtu, faleminderoj edhe ish kryetarin e LDK dhe kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close