LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha kthen shpresën për prodhuesit e duhanit

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot e realizoi premtimin e dhënë prodhuesve të duhanit. Ndryshe Hoxha gjatë pakënaqësive të prodhuesve të duhanit disa ditē me radhë nga afër ka ndjekur vlerësimin dhe çmimin e shitjes së duhanit. Që nga ardha nē kētë post Hoxha në mënyrë permanente është angazhuar në përmirësimin e situatës me bujqësinë.

Arjanit Hoxha

Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet në Ligjin për Duhanin, me të cilin afati për grumbullimin e duhanit nga korrja e sivjetme do të zgjatet deri më 31 mars.
Me këtë ndryshim, kërkesat e prodhuesve të duhanit janë plotësuar dhe u është mundësuar periudhë shtesë për grumbullimin e duhanit tepricë.
Në ditët në vijim, do të përcaktohet edhe metodologjia dhe intensiteti i grumbullimit, i cili do të mundësojë përfundimin me sukses të korrjes 2020.

Related Articles

Back to top button
Close
Close