LajmeMaqedoni

60 milionë denarë për mbrojtje nga përmbytjet në Komunën e Bogovinës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot ishte për vizitë pune në Komunën e Bogovinës, ku së bashku me kryetarin Feti Abazi dhe zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, inspektuan projektet infrastrukturore që po realizohen me mbështetje financiare nga Ministria.

Me mjete në vlerë prej rreth 60 milionë denarëve, MMJPH-ja mbështet tri projekte të rëndësishme në këtë komunë: ndërtimin e kanalit për ujërat atmosferikë në vendbanimin Pirok, rregullimin e shtratit të lumit Kusha në Pallçisht të Poshtëm dhe rregullimin e shtratit të lumit në Kamjan, që do të fillon së shpejti.

Me këto projekte sigurohet mbrojtje më e mirë nga ujërat atmosferikë dhe ato të rrëmbyeshëm, zvogëlohen rreziqet nga përmbytjet dhe krijohen kushte më të sigurta jetese për popullatën lokale.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon të investojë në projekte infrastrukturore në mbarë vendin, sepse pikërisht investimet e këtilla kapitale vendosin themelet e kthesës së gjelbër dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, në qëndrueshmëri më të madhe ndaj sfidave klimatike dhe në një mjedis më cilësor jetësor për të gjithë qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close