33-vjeçarja u martua me 14 burra njëkohësisht, u mori mbi 100 mijë dollarë dhe më pas ndodh ÇUDIA…

Një 33-vjeçare nga Las Vegasi akuzohet se u martua me 14 burra njëkohësisht, duke i mashtruar për t’u marrë mbi 100 mijë dollarë, para që më pas i shpenzonte në kazino. Sipas prokurorisë, Jiaying Chen kishte siguruar 14 certifikata martese në qarkun Clark që prej marsit 2019, si pjesë e një skeme mashtrimi për përfitime financiare.
Për shtatë vite ajo përdori një identitet të rremë me emrin “Vicky Liang” dhe u tregonte bashkëshortëve se kishte nevojë urgjente për para për të ndihmuar familjarë të sëmurë në Kinë. Megjithatë, hetimet zbuluan se paratë nuk shkonin për familjarët, por për lojërat e fatit në kazinonë luksoze Wynn në Las Vegas. Vetëm gjatë vitit të fundit, ajo dyshohet se ka humbur mbi 300 mijë dollarë duke luajtur bixhoz.
Autoritetet thanë se Chen u kërkonte burrave të martoheshin me të vetëm pak muaj pasi njiheshin. Pas martesës, ajo u kërkonte shuma të mëdha parash dhe, sapo i merrte, ndërpriste çdo kontakt me ta. Një prej viktimave deklaroi se i dha 40 mijë dollarë për një të afërm të sëmurë në Kinë. Një tjetër tha se i dha 23 mijë dollarë, ndërsa menjëherë pas pagesës, ajo i tha se nuk dëshironte më të ishte e martuar me të.
Chen ishte arrestuar fillimisht në vitin 2024, por u lirua me kusht dhe arriti t’u shmangej autoriteteve deri këtë vit. Ajo u arrestua sërish më 4 qershor, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Las Vegasit dhe Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. Hetuesit kishin marrë informacion se ajo po planifikonte të takonte një tjetër burrë në një restorant për ta bindur të martohej me të.
Gjatë marrjes në pyetje, Chen u tha hetuesve se “jo të gjithë paguajnë, prandaj jo të gjithë përfundojnë me certifikatë martese”. Ajo pranoi gjithashtu se mund të fitonte deri në 20 mijë dollarë nga një martesë dhe se i organizonte martesat fiktive vetëm në Las Vegas, sepse, sipas saj, “atje është shumë e lehtë të martohesh.” 33-vjeçarja pritet të pranojë fajësinë për akuzat e bigamisë dhe mashtrimit për përfitime financiare, vepra penale që parashikojnë dënime të rënda.



