
Sot më 26 dhjetor të vitit 2025 bëhen plot 29 vite nga themelimi i komunës së Bogovinës si pushtet lokal. Komuna e Bogovinës u themelua më 26 dhjetor të vitit 1996 dhe kryetar i parë i kësaj komune u zgjodh profesori Vehbi Xhemaili i cili qeverisi këtë komunë nga deri në vitin 2000. Komuna e Bogovinës për këto 29 vite ka pasur gjithësej 7 kryetar komune, shkruan Top24
Kush ishin kryetarët e komunës së Bogovinës për këto 29 vite:
- Vehbi Xhemaili 1997-2000 -PPD
- Hazbi Idrizi 2000-2004 – PPDSH
- Nevzat Elezi 2005-2009 – BDI
- Hazbi Idrizi 2009- 2017 – BDI
- Lumturije Iljazi 2017 – Këshilltare e kuvendit komunal
- Valbon Xhemaili 2017-2021 – Aleanca për Shqiptarët
- Besnik Emshiu 2021-2025 _BDI
- Feti Abazi 2025- vazhdon të jetë kryetar – VLEN
Feti Abazi është kryetari aktual i Komunës së Bogovinës, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të 2 nëntorit 2025 dhe çertifikuar zyrtarisht 11 nëntor 2025.
Ai pranoi funksionin nga paraardhësi, Besnik Emshiu, me fokus në infrastrukturë dhe projekte zhvillimore për përmirësimin e jetës së banorëve të komunës së Bogovinës. Sot për nderë të ditës së komunës, kryetari i kësaj komune Feti Abazi ka vendosur që të ketë debat publik për buxhetin e komunës për vitin 2026. Abazi njofton se debate do të mbahet të premten (sot) në ora 19:00.



