Zgjidhet më e bukura e Universit, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026, shkruan historinë si nëna e parë që triumfon në konkurs

Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, të zhvilluar në San Juan të Porto Rikos.

Fitorja e Barreto-s shënon një moment historik për konkursin, pasi ajo bëhet gruaja e parë nënë që fiton titullin Miss Universe. Ajo është gjithashtu përfaqësuesja e gjashtë e Porto Rikos që siguron këtë kurorë.

Kush është fituesja e Miss Universe 2026?

Jennifer Barreto është 27 vjeçe, me origjinë nga Mayagüez i Porto Rikos. Ajo ka përfunduar studimet në psikologji dhe zotëron dy diploma masteri, në psikologji dhe punë sociale klinike.

Përpara pjesëmarrjes në konkurs, ajo ka punuar me familjet e personelit ushtarak amerikan, duke ofruar mbështetje për personat e prekur nga dhuna në familje dhe abuzimi ndaj fëmijëve.

Barreto është gjithashtu nënë e një vajze shtatëvjeçare, të quajtur Penelope.

Pesë finalistët e Miss Universe 2026

Në pesëshen e fundit të konkursit u renditën:

Jennifer Barreto – Porto Riko, fituese.

Melissa Núñez – Republika Dominikane, vendi i dytë.

Clara Vegas Goetz – Venezuela, vendi i tretë.

Bea Millan-Windorski – Filipine, vendi i katërt.

Georgia Waddington – Zelanda e Re, vendi i pestë.

Gjatë finales, konkurrentet iu përgjigjën pyetjeve mbi lidershipin dhe sfidat globale. Përgjigjja e Barreto-s, e përqendruar te rëndësia e empatisë në drejtimin e shoqërisë, ishte pjesë e performancës që e çoi drejt kurorës.

Edicioni i 75-të u zhvillua në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot, në San Juan, ndërsa organizatorët njoftuan se edhe edicioni i ardhshëm i konkursit do të mbahet në Porto Riko.