Arrestohet pronari i televizionit serb “Informer”, Dragan Vuçiçeviq

Sot është arrestuar pronari i televizionit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq, me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore Publike në Beograd.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiçeviq është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe trazirave për një periudhë të gjatë kohore, si dhe për pengim të drejtësisë.

Lajmin për arrestimin e bëri të ditur në Kuvendin e Serbisë, shefi i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”, Aleksandar Vuçiq.

“Pronari i televizionit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq, sapo është arrestuar”, deklaroi Vuçiq.

Deputetët e shumicës parlamentare e pritën këtë njoftim me duartrokitje.