Zekolli Shaqiri në promovimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor për periudhën 2026–2030

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri morri pjesë në promovimin e trategjisë Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor për periudhën 2026–2030 mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse, me të cilët ndau qëndrimet dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e sigurisë në rrugët tona, shkruan Top24

“Kjo strategji përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më sistematike për rritjen e sigurisë në rrugët tona. Ajo vendos në fokus jo vetëm sjelljen e pjesëmarrësve në komunikacion, por edhe cilësinë e infrastrukturës, teknologjitë moderne, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe reagimin efikas në rast aksidentesh.
Si Ministri e Transportit, kemi një rol të rëndësishëm në këtë proces, përmes avancimit të kornizës ligjore, zhvillimit të Sistemeve Inteligjente të Transportit (ITS) dhe krijimit të kushteve për një infrastrukturë rrugore më të sigurt dhe më moderne.” tha zëvendësministreja Kaltrina Zekolli
Zekolli më tej thekson se “Besoj se zbatimi i suksesshëm i kësaj strategjie kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe angazhim të përbashkët, sepse pas çdo përpjekjeje për siguri më të madhe qëndron një qëllim i vetëm: mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë.”