Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në UNT ku ka marrë pjesë në promovimin e librit të “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”, që sjell punën e 49 studiove nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Gjatë takimit pamë nga afër edhe punimet e studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UNT, të prezantuara nga Kuvendi Studentor, shkruan Top24
“Ky diskutim vjen në një kohë kur në Çair po punohet në projekte të rëndësishme infrastrukturore, nga rruga “Ferid Murati” dhe bulevardet “Mit’hat Frashëri” e “Cvetan Dimov” deri te rivitalizimi i Çarshisë së Vjetër. Në Çarshi, përmirësimi i infrastrukturës duhet të ecë krah për krah me ruajtjen e zejeve dhe të karakterit të saj. Ndërkohë, ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës arsimore, do t’i japë një dimension të ri arkitektonik kësaj pjese të Shkupit.” tha Mexhiti.
Postimi i plotë:
Një pjesë të identitetit tonë e lexojmë në arkitekturën e qyteteve tona, në ndërtesat që kemi trashëguar dhe në ato që ndërtojmë sot. Me punën e tyre, arkitektët shqiptarë e pasurojnë këtë trashëgimi dhe u japin formë hapësirave ku jetojmë.
Për këtë folëm në Shkup, në promovimin e librit “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”, që sjell punën e 49 studiove nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Gjatë takimit pamë nga afër edhe punimet e studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UNT, të prezantuara nga Kuvendi Studentor.
Ky diskutim vjen në një kohë kur në Çair po punohet në projekte të rëndësishme infrastrukturore, nga rruga “Ferid Murati” dhe bulevardet “Mit’hat Frashëri” e “Cvetan Dimov” deri te rivitalizimi i Çarshisë së Vjetër. Në Çarshi, përmirësimi i infrastrukturës duhet të ecë krah për krah me ruajtjen e zejeve dhe të karakterit të saj. Ndërkohë, ndërtimi i kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës arsimore, do t’i japë një dimension të ri arkitektonik kësaj pjese të Shkupit.
Më vjen mirë që Komuna e Çairit e mbështeti këtë takim. I përgëzoj autorët Armand Vokshi, Blerta Vula Rizvanolli dhe Besian Mehmeti për punën e tyre.
Si kryetar i Komunës së Çairit, dua ta forcojmë bashkëpunimin me arkitektët dhe urbanistët. Përvoja e tyre duhet të na ndihmojë që në fillim, kur përcaktojmë çfarë i duhet qytetit dhe si do të përdoren hapësirat e tij.