Vajza shqiptare nga Dibra doktoron në fushën e onkologjisë në Britaninë e Madhe

Donika, me origjinë nga Dibra, ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e mjekësisë së kancerit në University of Dundee, në Skoci të Mbretërisë së Bashkuar.

Doktoraturën e përfundoi në janar të vitit 2026, ndërsa ceremonia solemne e diplomimit u mbajt gjatë muajit nëntor, ku ajo mori titullin shkencor Dr.

Rrugëtimi i saj akademik përfshiu vite të tëra studimi, sakrifice dhe kërkimi shkencor, përfshirë punën në mjediset kërkimore të spitalit Ninewells në Skoci.

Zgjedhja e saj për t’u marrë me studimin e kancerit lidhet edhe me një përjetim personal: humbjen e gjyshes nga kjo sëmundje.

Donika ka theksuar se në këtë rrugëtim një rol të rëndësishëm kanë pasur prindërit, të cilët e kanë mbështetur në arsimimin dhe ndjekjen e ëndrrave të saj, si dhe bashkëshorti, familja dhe mentorët.

Me shprehjen latine “Per aspera ad astra” – “Përmes vështirësive drejt yjeve”, ajo ka përmbledhur rrugëtimin e saj nga Dibra deri te arritja e rëndësishme akademike në Skoci.

Suksesi i Donikës përbën një tjetër histori frymëzuese të shqiptarëve që arrijnë rezultate në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke dëshmuar rëndësinë e dijes, përkushtimit dhe punës shkencore.

 

Nga Dibra në Skoci, Donika është një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.