Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqiponja është shprehur e bindur se ajo dhe Nichi janë lojtarët më interesantë për publikun e Kosovës.
Gjatë një bisede me Antonetën dhe Akilin, e njëjta tha se të gjithë banorët janë interesantë, por veçoi veten dhe Nichin i cili javën e kaluar u zgjodh i preferuari i publikut.
“Antonta më pyeti se kush është interesant për publikun e Kosovës. Unë i thash, unë dhe Nichi. Këto dy përgjigje i kam të qarta”, u shpreh Shqiponja.
Ndërkohë edhe Akili pati një pyetje për banoren. Se për çka bëhet fjalë, ndiqeni videon e mëposhtme:


