LIVE: Arkin Jahiji mbulohet me flamurin kombëtar, pamje nga festa e madhe në Çellopek pas fitores në Bërvenicë! (VIDEO)

Atmosferë madhështore festive është krijuar në fshatin Çellopek pas fitores së shpallur nga kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Në mesin e festimeve, Arkin Jahiji është mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa mbështetësit e tij kanë vazhduar festën me curle, tupana, valle dhe brohoritje.

Pamjet nga Çellopeku tregojnë atmosferën e krijuar pas rezultatit zgjedhor, ku simpatizantë të shumtë janë mbledhur për të festuar së bashku.

 

https://www.facebook.com/share/v/1QMbs4ydmi/?mibextid=wwXIfr