Kryetari i komunës së Bërvenicës Arkin Jahiji pas marrjes së detyrës si kryetar i komunës së Bërvenicës më 1 Nëntor përmes një mesazhi u është drejtuar banorëve të Bërvenicës duke shënuar:
❤️ Me përulësi dhe zemër plot mirënjohje e pranoj këtë mandat.
Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe çdo kontribut. Ky mandat është përgjegjësi ndaj të gjithëve, pa dallim.
Premtoj përkushtim, punë dhe dyer të hapura për secilin. Le t’i lëmë pas dallimet dhe të bashkohemi për të ardhmen e Komunës sonë.
Bashkë do ta ndërtojmë Bërvenicën që duam!


