Është ndarë nga jeta prof. dr. Zoran Spirovski, specialist i kirurgjisë torakale dhe vaskulare dhe profesor i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, shkruan Top24
Krahas punës klinike, Spirovski u angazhua në formimin e mjekëve të rinj. Ai figuron ndër mentorët e studimeve të doktoratës në fushën e kirurgjisë në universitetin e Shkupit.
Spirovski ishte gjithashtu pjesë e këshillit nismëtar për themelimin e Shoqatës së Kirurgjisë Kardiotorakale në vend.


