Ministria vonon pagesën e ndihmës financiare për kujdesin ndaj personave të tretë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ende nuk ka realizuar pagesën e mbështetjes financiare për kujdesin ndaj personave të tretë.

Përfituesit e kësaj ndihme financiare vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve, të cilat janë të dedikuara për personat që kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë nga një person tjetër në përditshmërinë e tyre.

Vonesa në realizimin e pagesave krijon shqetësim te familjet dhe personat që varen nga kjo mbështetje për përballimin e nevojave të përditshme.

Deri më tani, mbetet e paqartë se kur Ministria do ta realizojë pagesën dhe kur përfituesit do t’i marrin mjetet financiare që u takojnë.