Bashkimi Evropian ka dhuruar disa automjete për Inspektoratin Shtetëror të Transportit në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të mbështetjes për forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë donacion janë shenjat identifikuese të vendosura në automjetet e dhuruara nga BE-ja. Në to, gjuha shqipe është e pranishme krahas gjuhës maqedonase, duke dëshmuar përdorimin e saj në komunikimin zyrtar dhe institucional.
Ky detaj ka nxitur vëmendje, pasi në shenjat identifikuese të automjeteve shihet qartë edhe përdorimi i gjuhës shqipe, duke rikthyer në vëmendje çështjen e statusit dhe zbatimit të gjuhëve zyrtare në Maqedoninë e Veriut.



