Mexhiti për Jurispodencën: Premtimi u bë realitet!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se problemi i provimit të jurispodencës tani është një premtim i mbajtur duke shkruar se “Fjalët marrin vlerë kur pas tyre qëndrojnë vepra. Sot kemi një arsye më shumë për të festuar!”, shkruan Top24

Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!
Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe.
Fjalët marrin vlerë kur pas tyre qëndrojnë vepra. Sot kemi një arsye më shumë për të festuar!
Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!
Gëzuar Festat e Nëntorit