Çështja e Alta Bankë, Bujar Osmani: Ali Ahmeti po përdoret për defokus

Në emisionin “VERDICT” në TVM2, Osmani deklaroi se çështja e Alta Bankës është vetëm fillimi dhe paralajmëroi se, sipas tij, pas rënies së regjimit të Aleksandar Vuçiçit në Serbi, mund të dalin në pah edhe çështje të tjera.

“Alta Banka do të dalë, është vetëm fillimi. Alta Banka kur të dalin të gjithë, dhe jo vetëm Alta Banka, se tash si ka rënë regjimi i Vuçiqit, do të dalin të gjitha të palarat këndej”, deklaroi Osmani.

I pyetur se çfarë konkretisht mund të zbulohet, ai tha se nuk e di, por pretendoi se palët politike janë në panik.

Osmani vlerësoi se në këtë situatë janë të shqetësuara si VLEN-i, ashtu edhe VMRO-DPMNE-ja, ndërsa fushatën kundër Ali Ahmetit e cilësoi si përpjekje për të krijuar defokus në opinionin publik.

“Kush është emri më i madh në Maqedoni që mund të krijojë defokus? Është Ali Ahmeti. Edhe, hajde pak ta prekim andej, se vetëm ajo hije mund të trazojë opinionin këndej”, u shpreh Osmani.