Gazetari Ylber Jahiu prëmes një video mesazhi ka komentuar ngjarjet e fundit me bankën me kapital serb, Altabanka e cila nga dita e premte ka mbyllur dyert për klientët e saj. Sipas vendimit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut klientët e kësaj banke mund të tërheqin vetëm 10.000 mijë denarë në javë nga llogaritë e tyre.
Jahiu më tej sqaron se ky vendim ka prekur mijra pensionit, persona fizik dhe juridik të cilët zotërojnë llogari bankare në këtë bankë po ju mohohet e drejta e qasjes në mjetet e tyre ndërsa llogaritë rrjedhëse vazhdojnë të shkojnë në adresat e këtyre qytetarëve.
Ai konstaton se kjo krizë me Altabankën erdhi pak ditë pas përmbysjes së pushtetit të Aleksandës Vuçiç në Serbi dhe arestimit të pronarit të kësaj banke në Beograd, Davor Macura.
Gazetati më tej thekson se edhe pse kjo nuk duhet të ketë një lidhëshmëri të drejtë për drejtë me Serbinë, pasi banka operon në Maqedoninë e Veriut përmes Bankës Popullore të këtij vendi, duket që kjo është një situatë për të tërhequr vëmendjen nga kriza ekonomike, izolimit të vendit dhe mungesës së parave në buxhet.
Sipas tij kjo situatë pavarsisht nga rrethanat nga të cilat është shkaktuar ka dëmtuar edhe më shumë besimin edhe ashtu të ulët në sistemin bankar të Maqedonisë së Veriut pasi që brenda 5 vitesh është banka e dytë që falimenton në të njejtën formë ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2020 me EuroStandard bank.


