CNA ka publikuar disa shkrime që lidhen me Erion Veliajn dhe qëndrimin e mbajtur publikisht dje prej tij dhe prej avokatit të tij të pandehur në SPAK, Plarent Ndreca, ndërkohë që ndaj kryebashkiakut rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale dhe prej 14 muajsh nuk shkon të gjykohet.
CNA do marrë në analizë çdo fjali e çdo pikë që ka shkruar Erion Veliaj në dy faqe letër. Duam të theksojmë se ka një pyetje: Pse duhet besuar ajo që shkruan Veliaj? A është kjo një strategji për gjyqin në Strasburg?
Por në të dy pyetjet ka një diferencë sa i besueshëm është Veliaj kur është kapur me dhjetëra herë duke mashtruar, pa haruar faktin që ka 20 muaj në burg dhe ka hall të madh.
Ne do ta marrim e analizojmë çdo faqe e çdo pikë, pavarësisht një përmbledhje që kemi bërë pse “Erion Veliaj nuk është i besueshëm dhe pse mashtron”, për të parë detaje të cilat pa asnjë diskutim bëjnë diferencën.
FAKTI
Sipas letrës së publikuar në faqen e “Facebook”-ut të Erion Veliajt, Toni Gogu i shkon në takim pas 20 muajsh burg.

Në fakt ka ka një video që thotë që Toni Gogu ka kërkuar të shkojë, por ai nuk është lejuar, por po e lëmë këtë pjesë se kjo nuk ka rëndësi.
Duket qartë që Erion Veliaj ka një qejfmbetje me Toni Gogun, ndoshta ka dashur t’i shkojë çdo muaj në takim, si familjar, por Gogu s’e ka bërë.
Ndoshta nga detyra si ministër ka mbajtur një tjetër qëndrim.
Çfarë shkruan Veliaj? (kjo jo domosdoshmërisht është e vërteta)
Sipas letrës, Rama ka bërë transferimin e Veliajt me urdhër dhënë Gogut, që ky nga konvikti duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht (Rama) është marrë dhe me lejen për spital, lejet edhe për takime deri tek akseset tek miqtë dhe familja. Pra Rama e ka ndihmuar me gjithçka por i ka dhënë dhe një urdhër Gogut për transferim.
Më pas Veliaj shkruan, “Rama e ka bypass Toni Gogun, dhe ka urdhëruar vetë transferimin dhe izolimin me këto tre kërkesa“.
Këtu mbaron faqja e parë.
Kush e lexon me vëmendje faqen e parë e kupton që ky është një mashtrues i paepur. Në fillim thotë që Toni Gogu i ka treguar që Rama e ka bërë transferimin me urdhër dhe është kujdesur. Pastaj thotë Rama e ka anashkaluar Toni Gogun dhe ka urdhëruar vetë transferimin dhe izolimin duke pasur dhe tre kushte.
Tani, ose ky është i marrë, ose është mashtrues, ose mendon që duke shkruar ca paçavure në letra dhe duke i publikuar me avokatin e tij, do t’ju hedhë hi syve shqiptarëve. Deri tani maksimumi e kanë besuar ata që urrejnë Ramën dhe Berishën për të bërë politikë.
Sipas asaj që shkruan Zdromsi, Rama e ka bërë transferimin se Erion Veliaj paska qenë në konvikt. Dhe këtë e pranon vetë Erion Veliaj, që në Durrës paska qenë si në konvikt. Kush ja krijoi kushtet, Ulsiu që e sulmonte apo Gogu që po e sulmon, apo përkujdesja e Ramës?
Konvikti, pra burgu i Durrësit, ky është halli i vërtetë i Erion Veliajt, sepse është transferuar në Fier dhe nuk kërkon që të shkojë të ketë regjim burgu, por kërkon të ketë regjim konvikti, siç e pranon vetë në letrën e tij.
Dhe gjënë më të rëndësishme, transferimin e paska bërë Rama pasi ka bypass-uar Gogun.
Po kë ka urdhëruar Rama? Drejtoreshën e Burgjeve, drejtorin e Burgut të Durrësit, apo do marrë gardianin do t’i thotë, hiqmani Zdromsin që aty ma çoni andej matanë. Se ministri baypass.
Një mashtrim që në faqen e parë të letrës kuptohet thelbësisht.
Ka vendosur te goja e Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, që Rama ta ka bërë transferimin. Pra, kaq budalla është Ministri i Drejtësisë dhe ka shkuar dhe i ka thënë Rama ta ka bërë transferimin ty, se ti duhet të bëhesh tamam burg, kur Rama është kujdesur sipas vetë Veliajt për konviktin, për lejen për spital dhe me takimet.
Tek konvikti Veliaj ka pasur takime pafund, raportohet që në burgun e Durrësit shishet e Royal Salute, 25-vjeçare dhe shishet e rakisë derdheshin lumë.
Drekat me verë peshk dhe karkaleca nuk ishin si në konvikt por ja kalonin restoranteve më cilësore të Durrësit.
Pa folur më tej për ndeshjet e futbollit ku dëmtoi edhe kembët Zdromsi.
Si ka mundësi që ka ngrënë, ka pirë, ka bërë çfarë i ka dashur qejfi, ka dalë me leje dhe Edi Rama s’ka ditur gjë? Pastaj Rama nga inati, ka bypass Toni Gogun dhe ka urdhëruar vetë transferimin (duke folur me rojet) në izolim dhe ka vënë tre kushte.
Përse duhet ta anashkalonte Toni Gogun Edi Rama, kur sipas Erion Veliajt, Toni Gogun e ka çuar vetë Rama, që të çonte mesazhin e tij për Erion Veliajn?!
Paska bypass-uar Rama Toni Gogun edhe Toni Gogu ka shkuar i ka treguar Erion Veliajt që këto ty t’i ka bërë Rama.
Pastaj del Erion Veliaj bashkë me avokatin e tij model juristi OSHEE (të na falin juristët e OSHEE-së sepse janë më profesionistë se ky 99-çi i Zdromsit), dhe çfarë nuk pyllëzojnë, njësoj si një milion pemët e mbjellura në Tiranë, ose fiks si inceneratori i Tiranës, që në fakt nuk ekziston.
Kështu janë deklarimet e Veliajt.
Alla popullorçe, shiko se mua më erdhi Toni Gogu, po ky më tha mua që këto m‘i ka bërë Rama edhe po këtë e ka bypass-uar Rama. Se ka nja tre kërkesa Rama, se kështu mendon Erion Veliaj.
Faqja e parë e letrës i thotë të gjitha. Mjafton ta lexosh dy herë dhe e kupton se kemi të bëjmë me një mashtrues të paepur siç është Erion Veliaj. /CNA



