“Më donte shumë”, Kledja i rrëfehet Olechkës për ish të dashurin (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Kledja, ka hapur zemrën gjatë një bisede me Olechkën, ku ka folur për lidhjen e saj të kaluar dhe ndjenjat që kishte për ish të dashurin.

Ajo tregoi se ish-partneri e kishte dashur shumë dhe se këtë dashuri e vërente sidomos në gjërat e vogla, por sipas saj, ndonjëherë gjithçka bëhej e tepruar.

“…Më donte shumë, por kur dashuria është ‘too much’, nuk është mirë. Duhet të ketë gjithmonë një balancë. Ishte mirë sepse realisht shikoja që më donte, në gjërat e vogla. Unë isha gjithçka për atë person dhe ishte nice, por thjeshtë gjithçka rrotullohej rreth meje…”, u shpreh ajo.

Kledja pranoi se ndonjëherë e kujton ish-lidhjen, por theksoi se nuk ka dëshirë të rikthehet tek ai.

Gjatë bisedës, Kledja i tregoi gjithashtu Olechkës se nuk e di nëse do të ketë sërish në jetën e saj një person që do ta dashurojë më shumë se ish-partneri.