‘’Grubi nuk ka shkelur ligjin’’ Dëshmitaret e prokurorisë rrëzojnë akuzën (VIDEO)

Dëshmitarja e katërt e prokurorisë së Maqdonisë së Veriut Nadie Hoxha e punësuar në sektorin e transportit të Lotarisë, nuk ka konfirmuar tezen e prokurorisë për lidhje të Artan Grubit me Përparim Bajramin ndërsa prokuroria ka kërkuar të shpallet dëshmitar armiqësore dhe të meret në pyetje të kryqëzuara, shkruan Top24

I vetmi dëshmitar që ka përmendur Grubin është Andrej Karcev i cili tha se Grubi ishte bashkëpartiak me Bajramin ndërsa theksoi se edhe ai vetë ka votuar për të dhe se ideja ka qenë që të hyrat të shkonin në llogari të shtetit dhe jo të privatit.

Deri më tani prokuroria ka dështuat që të faktoj akuzën e ndryshuar ndërsa i kanë mbetur edhe dy dëshmitat para se mbrojtja të paraqes dëshmitarët e saj.