Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ai ka përfunduar studimet në drejtimin Financa me mesatare maksimale 10.00, duke u vlerësuar me mirënjohje gjatë ceremonisë solemne të diplomimit.

Përveç suksesit akademik, Rexhepi ka qenë aktiv në jetën studentore dhe ka fituar përvojë praktike në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Ai synon të vazhdojë studimet në master dhe doktoraturë