Dhjetëra arrestime në vend për sulme, vjedhje, drogë dhe dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Më 27.11.2026, në orën 14:10, në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë të Stacionit Policor Gallatë e privuan nga liria M.M. (52) nga fshati, person me shëndet të dëmtuar mendor. Më parë, babai i tij kishte denoncuar se rreth orës 12:30, në shtëpinë familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare, me ç’rast kishte përdorur një send të mprehtë dhe i kishte shkaktuar lëndime. Pasi i ishte ofruar ndihma mjekësore në Spitalin e Gostivarit, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, gruaja në gjendje të pavetëdijshme ishte transportuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“, ku i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore dhe ishte mbajtur për mjekim. Gjithashtu, gjatë privimit nga liria, ai kishte bërë rezistencë dhe kishte sulmuar fizikisht disa nëpunës policorë, me ç’rast kishte lënduar njërin prej tyre. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.M. është dërguar në Spitalin Psikiatrik – Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.D. (44) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 01.09.2026, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Më 27/28.11.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria R.F. (22), P.J. (27), S.A. (21), të gjithë nga Shkupi dhe N.B. (26) nga Manastiri, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë pluhurore ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër T.A. (23) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“. Më 17.11.2026, në rr. „Bllagoja Stefkovski“ në Shkup, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh „Seat Leon“, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast në automjet është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas kësaj, i kallëzuari e ka ndezur automjetin dhe e ka goditur një nëpunës policor, ndërsa më pas edhe një automjet udhëtarësh të parkuar. Më pas, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar hashash.

Më 27.11.2026, në orën 18:45, SPB Shkup është njoftuar se në autostradën „Nënë Tereza“, në afërsi të nyjës së Radishanit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.I. (31) nga Shkupi, një automjeti udhëtarësh „Audi“ me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.L. (59) nga Kosova dhe një automjeti udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, i ndaluar nga Sh.Sh. (47) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve „Audi“ dhe bashkudhëtarja e tij F.L (63) nga Kosova, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët e tjerë, P.I. dhe Sh.Sh. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“, në Institucionin e Shëndetit Publik „Sh. Naum Ohridski“ dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Koçan ngriti kallëzim penal kundër G.P. (33) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 05.11.2026, i denoncuari e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i kishte bërë kërcënime.

Më 27.11.2026, në orën 12:32, në SPB Kumanovë është denoncuar se në një argjendari në rr. „11 Tetori“ në Kumanovë, në pronësi të A.I. (55) nga Likova, disa persona me anë të përdorimit të forcës dhe një vegle të përshtatshme e kanë hapur derën, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë stoli të ndryshme ari. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e rastit.

Më 27.11.2026, në orën 17:00, në rrugën Gradsko–Prilep, në afërsi të urës së Leninit, nëpunës policorë të NJPB Prilep i kanë privuar nga liria S.A. (39) dhe J.T. (42), të dy nga Manastiri. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh „Audi“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte S.A., ndërsa bashkudhëtar ishte J.T., është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

SPB Shtip, pranë PTHP Shtip, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.N. (47) nga fsh. Çiflik, Komuna e Çeshinovës-Obleshevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik“, sipas nenit 394-g të Kodit Penal. Më 17.11.2026, në një postim në një portal të rrjetit social, i kallëzuari kishte publikuar një koment përmes të cilit kishte promovuar dhe nxitur urrejtje dhe dhunë.

Më 27.11.2026, në orën 19:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria M.N. (37) dhe B.N. (36), të dy nga fsh. Ramanli, rrethina e Kumanovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak ditën e njëjtë së bashku me një person tjetër mashkull kishin hyrë në një objekt ndihmës në kuadër të kazermës në Kumanovë dhe kishin marrë disa sende metalike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 27.11.2026, në orën 20:40, në fsh. Dihovë, rrethina e Manastirit, nëpunës policorë të SPB Manastir i privuan nga liria I.S. (37) dhe L.B. (33), të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit të tyre, tek I.S. është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 27.11.2026, në orën 20:20, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria N.K. (40) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore 27-vjeçare. Gjithashtu, sipas denoncimit, ai e detyronte të shkonte me burra të tjerë dhe të mos kthehej në shtëpi pa para, ndërsa paratë që i fitonte nga lypja detyrohej t’ia jepte atij. Për ngjarjen është njoftuar Qendra për Punë Sociale Tetovë, e cila do të kujdeset për strehimin e saj, ndërsa ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 27.11.2026, në orën 21:04, NJPB Kriva Pallankë është njoftuar se në periudhën nga data 26.11.2026 deri me datë 27.11.2026, me përdorimin e forcës, ishte hyrë në një shtëpi në Kriva Pallankë, në pronësi të N.A., me ç’rast ishin marrë disa sende. Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë e kanë gjetur kryerësin R.B. (31) nga Kriva Pallanka, i cili gjatë bisedës zyrtare e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

27.11.2026, në orën 15:40, në SPB Ohër, një grua 19-vjeçare nga rrethina e Ohrit ka denoncuar se në shtëpinë e bashkëshortit të saj jashtëmartesor N.D. në Ohër, ishte sulmuar fizikisht nga ai, nëna e tij L.D. dhe babai i tij Z.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 27.11.2026, në orën 14:20, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria Xh.A. (24) nga Kavadari. Ai dyshohet se kishte marrë një kabllo nga një hapësirë për materiale ndërtimore, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

Më 27.11.2026, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria B.S. (30) nga një fshat në Komunën e Krivogashtanit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij 19-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria pesë persona për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, tre kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: E.A. (26) nga Shkupi, R.B. (27) nga fsh. Hasan Beg, rrethina e Shkupit dhe M.N. (46) nga Kërçova. Gjatë kohës së ndalimit aktiv për drejtimin e automjetit, ka drejtuar automjet S.V. (38) nga Vinica. Ndërsa R.A. (58), gjithashtu nga Vinica, ka drejtuar automjet udhëtarësh nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident rrugor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Më 27.11.2026, në orën 13:30, në Sheshin „Maqedonia“ në Shkup, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Qendër e kanë privuar nga liria Z.H. (58) nga Bosnja dhe Hercegovina. Ajo dyshohet se rreth orës 12:45, në Urën e Gurit, ka tentuar të marrë sende personale nga çanta e F.A. (64) nga Shkupi, por është vërejtur dhe penguar nga bashkëshortja e tij. Ajo është mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Më 27.11.2026, në orën 14:45, në SPB Shkup është denoncuar se më 25.11.2026, në një shkollë fillore në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, një i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur, ndërsa një i mitur tjetër e kishte filmuar ngjarjen me telefon celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 27.11.2026, në orën 18:00, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ish-partneri i saj ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe i kishte bërë kërcënime me jetë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Më 26.11.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup, A.P. (44) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se në një zhveshtore të një salle sportive në Ilinden, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes tyre, vajza e tij 12-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitura. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 27.11.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, F.I. (32) nga fsh. Lisiçe e Sipërme, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 12:00, në vendin e tij të punës, në një objekt tregtar të një kompanie private në lagjen e Ilindenit, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naumi Ohridski“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës.

Më 27.11.2026, në orën 13:10, në bul. „Ushtria e Maqedonisë“ në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria H.T. (24) nga Shkupi, pasi kishte sulmuar fizikisht nëpunës policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më 27.11.2026, në orën 22:20, në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.D. (18) nga Shkupi dhe dy 17-vjeçarë nga Shkupi dhe rajoni i Shkupit. Sipas denoncimit, ata më herët, në Parkun e Qytetit, duke kërcënuar me një send druri, u kishin marrë para katër të miturve nga Shkupi, pas çka kishin sulmuar fizikisht dy prej tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 27.11.2026, në orën 21:10, në SPB Shkup, D.K. (44) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:45, para hyrjes së një ndërtese banimi në zonën e Aerodromit në Shkup, dy persona e kishin sulmuar me një send të fortë dhe një send metalik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 27.11.2026, rreth orës 20:45, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të prishura mes tyre, kishte ndodhur përleshje fizike ndërmjet A.A. (18) nga Shkupi dhe një të mituri 14-vjeçar nga rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 28.11.2026, në orën 04:00, në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.P. (39) nga Shkupi, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 2,88 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 28.11.2026, në orën 02:10, në zonën e Gazi Babës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.B. (37) nga Shkupi, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 27.11.2026, në orën 20:10, në SPB Shkup është denoncuar se në një autobus në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, kishte ndodhur një përleshje fizike ndërmjet P.D. (18) nga Shkupi dhe Sh.F. (37) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 27.11.2026, SPB Shkup është njoftuar se nga një objekt në ndërtim, në pronësi të një kompanie private, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, në periudhën nga ora 19:00 e datës 26.11.2026 deri në orën 09:00 të datës 27.11.2026, me përdorimin e forcës fizike dhe të një vegle të përshtatshme, ishin marrë një pompë termike, gjashtë ventilo konvertorë dhe sende të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 28.11.2026, në orën 02:30, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria J.F. (47) nga Polonia, për arsye se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme. Më vonë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Ai u është dorëzuar nëpunësve policorë të Stacionit Policor Petrovec për procedurë të mëtejshme.