Vijojnë tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione! Policia i shpërndan me ujë e gazlotsjellës

Tensionet po vijonë më shumë se një ore në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, ndërsa disa qytetarë kanë vendosur të rikthehen në drejtim të sheshit “Skëndërbej.

Tensionet u rritën pasi protestuesit hodhën sende të forta si shkopinj, gurë por edhe molotov në drejtim të policisë. Gjatë lëvizjes në bulevard, disa protestues kanë goditur me sende dhe mjete të ndryshme edhe godinat e institucioneve përgjatë itinerarit të marshimit.

Më pas policia është përgjigjur për t’i shpërndarë ata. Dhjetëra protestues pavarësisht tensioneve kanë vendos të mos largohen por qëndrojnë dhe vijojnë e hedhin sende në drejtim të policisë.

Ngjarjet e para vijnë në një ditë kur qytetarët janë thirrur në protestë kombëtare, më 28 Nëntor, me kërkesa politike ndaj qeverisë.