Superiore/ Skënderbeu, vjen më në fund fitorja e parë, mund Elbasanin me përmbysje

Skënderbeu gjen më në fund fitoren e parë në në Kategorinë Superiore. Skuadra korçare arriti të mundë Elbasanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 7 të kampionatit.

Ishte kjo një fitore që erdhi me përmbysje kjo e Skënderbeut që ngjitet në kuotën e 6 pikëve.

Vendimtar për skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj u bë sulmuesi Bismark autori i të dy golave për Skënderbeut. Ishte Elbasani ai që mori avantazhin në këtë ndeshje në minutën e 41 me Mazarin pas një pasimi të pavullnetshëm të Nikajt. Reagimi i Skënderbeut ishte shumë i shpejtë teksa barazoi pak çaste më vonë me Bismark

Në pjesën e dytë Skënderbeu u shfaq akoma më kërkues dhe e mori shpërblimin në minutën e 78 sërish me Bismark duke përmbysur kështu rezultatin për ta çuar atë 2-1 që ishte dhe rezultati përfundimtar për Skënderbeun që për momentin parakalon Vllazninë në klasifikim, ndërsa Elbasani mbetet me 7 pikë.