Tetëdhjetë e tetë të sëmurë dhe nëntë persona të burgosur janë paraqitur sot për të realizuar të drejtën e tyre për të votuar në Komunën e Bërvenicës, në votimet e parakohshme, pasi ndërroi jetë ish-kryetari i kësaj komune.
Anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal që në mëngjes kanë dalë në terren për t’iu mundësuar të sëmurëve dhe atyre me pamundësi lëvizjeje ta realizojnë të drejtën e tyre, thotë kryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal, Nedime Sallai.


