Tirana vijon të përjetojë momente pozitive. Pas triumfit në Derbin e Kryeqytetit ndaj Partizanit, bardheblutë shënuan një tjetër fitore në Kategorinë Superiore teksa në ndeshjen në javën e 7 mposhtën Laçin me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikë të tjera që e ndihmojnë edhe për klasifikimin.
Ishte një ndeshje që u zgjidh në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0. Momenti që vulosi fatin e kësaj ndeshjeje për bardheblutë ishte minuta e 65 kur Erdin Daci shënoi për skuadrën e Tiranës duke konkretizuar kështu presionin e ushtruar ndaj skuadrës kurbinase për t’iu dhënë bardhebluve avantazhin 1-0.
Shifrat mbetën të tilla edhe në minutat e mbetura me Tiranën që shkon në kuotën e 11 pikëve duke iu afruar Dinamos që humbi në sfidën e së premtes ndaj Teutës, ndërsa Laçi mbetet me 7 pikë.
REZULTATI
Tirana-Laçi 1-0
Daci ‘65


