Kërcënimi ndaj Bajram Rexhepit, reagon Faton Ahmeti: Apel MPB-së dhe Prokurorisë!

“Nënkryetari i Bashkimit Demokrarik për Integrim, Faton Ahmeti ka dënuar kërcënimet në drejtim të kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi duke theksuar se Kërcënimet me jetë ndaj Bajram Rexhepit janë të papranueshme dhe kërkojnë reagim urgjent institucional!”, shkruan Top24

Ahmeti i ka Apeluar MPB-së dhe Prokurorisë: Veproni menjëherë, hetoni kërcënimet dhe garantoni sigurinë e tij!⁸

Postimi i plotë:

Kërcënimet me jetë ndaj Bajram Rexhepit janë të papranueshme dhe kërkojnë reagim urgjent institucional!

Jemi në mbështetje të plotë të Bajramit dhe të drejtës së tij për të denoncuar çdo dyshim për keqpërdorime.

Apel MPB-së dhe Prokurorisë: Veproni menjëherë, hetoni kërcënimet dhe garantoni sigurinë e tij!

Bajram, nuk je vetëm!
Drejtësia nuk mund të heshtë përballë kërcënimeve!